FOTO/ Vrasja e vajzës shqiptare, qytetarët e Malit të Zi ngrihen në protesta

FOTO/ Vrasja e vajzës shqiptare, qytetarët e Malit të Zi ngrihen në protesta

08:45, 03/10/2021
A+ Aa A-

Qytetarët e Malit të Zi kanë bërë thirrje për protesta ditën e sotme në orën 12 pas vrasjes së një 18-vjeçare nga partneri i saj me breshëri armësh në Tuz.

Thirrjet për protestë janë bërë në rrjetet sociale, ku pjesë e tyre ka qenë edhe modelia shqiptare me famë botërore Emina Çunmulaj.

‘Çohu malsi në këmbë se nuk kemi bija me na u vra. Çohu se sot është e dikujt tjetër, nesër mund të jetë në derën tënde’ është një nga thirrjet për protestë.

Tuzi në Malin e Zi është tronditur dje nga vrasja e Shejla Bakija, 18-vjeç, nga partneri i saj. Autori Ilir Gjokaj shkoi në banesën e familjes së Shejla Bakijas, duke qëlluar me breshëri arme këdo që i doli përpara. Plumbat i morën jetën 18-vjeçares Shejla Bakija, gjyshes së saj, ndërsa mbeti i plagosur rëndë babi i vajzës.

Pas ngjarjes autori është larguar dhe ende nuk është kapur nga autoritetet.

Ndërkohë që reagimet për këtë ngjarje në rrjetet sociale kanë qenë të shumta, ku po qarkullon fotoja e viktimës dhe një mesazhi shkruar në vetën e parë për të.

‘Emri im është Shejla Bakija, shqiptare nga Mali i zi. Dje isha vetëm 18 vjeçe kur më vranë. Vrasësi vrapon ende i lirë, ai më mori jetën në lule të rinisë.

Ndaj më ndihmoni ta kapim atë përbindësh që erdhi në mes të shtëpisë duke më marrë jetën mua, gjyshes time dhe duke plagosur babanë tim,’shkruhet në rrjet për të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco