‘Mbi 30 kg drogë dhe pistoletë me silenciator’/ Shqiptari i rrezikshëm arrestohet në Selanik

‘Mbi 30 kg drogë dhe pistoletë me silenciator’/ Shqiptari i rrezikshëm arrestohet në Selanik

20:42, 02/10/2021
A+ Aa A-

Trafikanti shqiptar 48 vjeçar është arrestuar sëbashku me shoqëruesen e tij moldave në Selanik, pasi gjatë kontrollit nga policia iu gjetën mbi 30 kg kanabis dhe kokainë, si dhe një pistoletë me silenciator.

Në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 33 pako me 35 kg kanabis, 2 pako me 960 gramë kokainë dhe 4 peshore precize, raportojnë mediat greke.

Policia ka sekuestruar gjithashtu 1 pistoletë, 2 krehera, 4 fishekë, 1 silenciator, 14 celularë dhe 17 karta telefonike, 1 automjet dhe 295 euro.

Shqiptari rezulton pjestar i rëndësishëm i grupeve të trafikut të drogës, nuk rezulton të ketë dokumentacion qëndrimi në Greqi madje ka masë ndalimi për hyrje në zonën Shengen. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco