Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Situata mbetet shqetësuese, 549 raste të reja dhe 5 humbje jete nga COVID

Situata mbetet shqetësuese, 549 raste të reja dhe 5 humbje jete nga COVID

17:15, 02/10/2021
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 4,279 testime të kryera në 24 orët e fundit me të dyshuar, janë konfirmuar me koronavirus 549 raste të reja. 

5 qytetarë kanë ndërruar jetë në spitalet COVID ditën e sotme, ndërsa numri i atyre që ndodhen të shtruar ka arritur në 176 pacientë, nga të cilët 35 janë në gjendje më të rënduar. 

Situata e 24 orët e fundit

Janë kryer 4,279 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 549 qytetarë, në këto bashki: 236 qytetarë në Tiranë, 24 në Sarandë, 23 në Fier, 22 në Shkodër, 21 në Lushnje, 20 në Vlorë, 18 në Durrës, 16 në Kamëz, Elbasan, 13 në Lezhë, 11 në Kurbin, Krujë, Dibër, 10 në Kukës, 8 në Dimal, Kuçovë, 6 në Kavajë, Gjirokastër, 5 në Vorë, Patos, Mallakastër, Berat, Cërrik, 4 në Bulqizë, Korçë, 3 në Vau i Dejës, Shijak, Tepelenë, Devoll, Skrapar, Librazhd, 2 në Malësi e Madhe, Tropojë, Mirditë, Pogradec, Poliçan, Gramsh, 1 në Has, Rrogozhinë, Divjakë, Libohovë, Përmet, Memaliaj. 

Janë 9,178 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. 

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 176 pacientë, nga të cilët 35 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 pesë qytetarë: Një qytetare 61 vjeç nga Saranda, tre qytetarë nga Tirana 63-72 vjeç, një qytetar nga Vlora 72 vjeç. 

Janë shëruar 865 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 159,439 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (02 Tetor 2021) 

Raste të reja ditore        549
Të shëruar në 24 orë      865
Të shtruar në spitale       176
Humbje jete në 24 orë     5
Testime ditore                 4,279 

Testime totale              1,211,134
Raste pozitive               171,327
Raste të shëruara         159,439
Raste Aktive                   9,178
Humbje jete                     2,710 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë             4045
Durrës             977
Fier                  793
Shkodër          774
Vlorë               540
Elbasan           486
Berat               351
Lezhë              367
Korçë              240
Kukës              209
Gjirokastër      218
Dibër               178

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco