Rrëzohet për herë të katërt kërkesa e Tushes për lirimin nga burgu

Rrëzohet për herë të katërt kërkesa e Tushes për lirimin nga burgu

12:51, 30/09/2021
A+ Aa A-

Gjykata e Apelit rrëzoi për të katërtën herë kërkesën e ish- kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe për liri.

Tushe akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre në disa raste. Ish-kryebashkiaku kërkoi masë më të butë me argumentin se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Për këtë ai kërkoi zbutje të masës "Arrest në burg", por kërkesa e tij u rrëzua nga Apeli si e pabazuar.

Edhe më herët ish-kreu i Bashkisë Lushnjë, i akuzuar për “Shpërdorim detyre” në dyshimin e abuzimit me fondet publike dhe detyrën, ka kërkuar ndryshim të masës, teksa para gjykatës ka mohuar akuzat, duke pretenduar pafajësi.

Nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme, rezulton Fatos Tushe ka shpërdoruar detyrën në tre raste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco