VIDEO/ Makinat plot me refugjatë, kapen në Rrugën e Kombit, të rinjtë nga Fushë Kruja dhe Durrësi

VIDEO/ Makinat plot me refugjatë, kapen në Rrugën e Kombit, të rinjtë nga Fushë Kruja dhe Durrësi

11:26, 30/09/2021
A+ Aa A-

Vihen në pranga nga policia e Lezhës 2 shtetas që u kapen nga shërbimet e Policisë, duke transportuar 13 emigrantë të paligjshëm të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Të arrestuar për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit shtetasit janë Fatbardh Gjini dhe Arsen Bufi.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Lezhë

Goditen 2 raste të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Vihen në pranga 2 shtetas që u kapen nga shërbimet e Policisë, duke transportuar 13 emigrantë të paligjshëm të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Shërbimet e Njësisë së Autostradës Milot-Morinë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mirditë dhe strukturat e DVP Lezhë, në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, pas informacioneve të marra në rrugë policore se në  automjetet  tip “  Volksëagen ” dhe "Citroen" po transportoheshin emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës, organizuan punën për lokalizimin dhe ndalimin e mjeteve. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

F.Gj., 30 vjeç, banues në Fushë Krujë dhe A.B., 33 vjeç, banues në Durrës.

Këta shtetas, janë kapur në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Njësisë Operacionale të Autostradës Milot-Morinë, në Skuraj, Kurbin dhe Munaz, Mirditë duke transportuar me automjetet  e tyre  “Volksëagen ” dhe " Citroen", 13  emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë dhe Kurbin, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco