Mori peng shefin e Arsimit në Bulqizë, policia arreston një person

Mori peng shefin e Arsimit në Bulqizë, policia arreston një person

14:56, 29/09/2021
A+ Aa A-

Një person mori peng në makinë për disa orë përgjegjësin e Arsimot në Bulqizë më qëllim rikthimin në punë të një familjari të pengmarrësit.

Detajet e policisë

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u arrestua në flagrancë shtetasi:

A. K., 29 vjeç, banues në Shupenzë, pasi shtetasi K. K., 52 vjeç, me detyrë përgjegjës i Zyrës Arsimore Bulqizë, ka bërë kallëzim se 29-vjeçari e ka kanosur dhe e ka mbajtur në automjet, pa dëshirën e tij, me qëllim që t’i rikthente familjarët e tij në vendet e punës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale “Kanosja” dhe “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit në rrethana lehtësuese”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Berti29/09/2021 16:37

Mire ja ka bere pse i ka heq nga puna

Shto koment

Denonco