Plas sherri në Elbasan, dy të rinjtë godasin njëri-tjetrin me thikë e sende të forta…

Plas sherri në Elbasan, dy të rinjtë godasin njëri-tjetrin me thikë e sende të forta…

14:36, 29/09/2021
A+ Aa A-

Një incident me dy të rinjve ka ndodhur mesditën e sotme në ‘Parkun Rinia’ në Elbasan ku pas një konflikti për motive të dobëta ata filluan të godasin njëri-tjetrin me thikë e sende të forta.

Sipas raportimit të Policisë shtetasit janë S. C., 29 vjeç dhe B. B., 27 vjeç, banues në Elbasan të cilët pas konfliktit kanë marrë dëme të lehta.

Mësohet se grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të incidentit.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 29.09.2021, rreth orës 13:30, pranë parkut Rinia, Elbasan, gjatë një konflikti për motive të dobëta , shtetasit S. C., 29 vjeç dhe B. B., 27 vjeç, banues në Elbasan, kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta, dhe për pasojë të dy kanë marrë dëmtime të lehta.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco