Askush nuk interesohet për Aldi Ramën/ Ç'thonë mjekët për vdekjen

Askush nuk interesohet për Aldi Ramën/ Ç'thonë mjekët për vdekjen

11:52, 29/09/2021
A+ Aa A-

Mjekët e Spitalit të Traumës, të cilët kanë parë nga afër gjendjen e 21-vjeçarit që vrau nënkomisarin Saimir Hoxha, janë të bindur se ai ka kryer vetëvrasje.

Ata i thanë televizionit ABC se plumbi që i ka prekur pjesën anësore të ballit ka rezultuar fatal për Aldi Ramën.

Që prej mbrëmjes së djeshme, kur i riu është transferuar në Spitalin e Traumës, asnjë prej familjarëve apo miqve të tij nuk është paraqitur për të mësuar në lidhje me gjendjen e tij.

I riu kishte një të kaluar mjaft të vështirë. Prej vitesh ai jetonte në shtëpinë e gjyshërve pasi prindërit e tij ishin të divorcuar, ndërkohë që i ati ndodhej në burg. 

Ndonëse ndodhej nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” që prej datës 6 maj të këtij viti, Aldi Rama ka dalë çdo ditë nga shtëpia. Kështu kanë deklaruar në polici dy shokët e tij të fëmijërisë Armando Marku dhe Kristian Shehri, të cilët një ditë më parë ishin në një makinë me Ramën, kur ky i fundit qëlloi duke i marrë jetën nënkomisarit Saimir Hoxha.

Kanë qenë dy shokët e autorit ata që përmes deklarimeve të tyre kanë ndihmuar policinë për të bërë identifikimin e tij gjatë orëve të ndjekjes ditën e djeshme në Lezhë.

Ata kanë deklaruar se në momentin kur kanë dëgjuar të shtënat me armë zjarri janë shtrirë direkt në tokë, pasi kanë menduar se policia ka qëlluar me armë për të neutralizuar Aldi Ramën i cili nuk ka pranuar të dalë nga makina për t’iu nënshtruar kontrollit.

I riu dyshohet të ketë qenë nën efektin e lëndëve narkotike, pasi në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një cigare hashash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco