FOTO/ Pamje të rënda, si u gjet i plagosur nga policia 21-vjeçari Aldi Rama, i shtrirë në tokë në…

FOTO/ Pamje të rënda, si u gjet i plagosur nga policia 21-vjeçari Aldi Rama, i shtrirë në tokë në…

09:57, 29/09/2021
A+ Aa A-

Eshte siguruar fotoja e momentit kur policia ka gjetur Aldo Ramën të plagusur në zonën ku vetëm pak orë më parë kishte qëlluar për vdekje nje oficer policie. 21-vjeçari Aldi Rama është gjetur i shtrirë në tokë në gjendje të rëndë.

Siç shihet dhe nga pamja e mëposhtme, i riu është i shtrirë në tokë dhe qëndron i palëvizur, kur është gjetur nga punonjësit e policisë.

21-vjeçari dyshohet se qëlloi me pistoletë veten e tij, ndërkohë që u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku më pas humbi jetën mëngjesin e sotëm.

Image

Si ndodhi vrasja e nënkomisarit Saimir Hoxha

3 efektivë të Policisë së Lezhës, përfshirë edhe kreun e krimeve kishin marrë informacion për një parcelë me kanabis të mbjellë në zonën e Kune Vain, dhe mëngjesin e të martës (28 shtator) kishin bërë të mundur asgjesimin e afro 110 bimëve. Pavarësisht indicieve që kishin në lidhje me pronarin e kësaj parcele, policia nuk kishte rënë në gjurmët e tij.

Teksa ktheheshin nga parcela me kanabis që kishin shkatërruar, punonjësit e policisë pikasin një makinë me tre të rinj që po vinte drejt tyre. Nisur nga mosha e re e të rinjve, dhe nga qëndrimi i tyre disi dyshues, 3 punonjësit e policisë i kanë ndaluar ata për kontroll.

Ndërkohë që dy të rinjtë që shoqëronin Aldi Ramën kanë zbritur dhe nuk kanë bërë rezistencë nga makina, 21 vjeçari ka qëlluar me armë pistoletë në drejtim të Saimir Hoxhës, duke e qëlluar atë me plumb në gjoks, çka i shkaktoi vdekjen e menjëhershme.

Efektivët e policisë që ishin së bashku me nënkomisarin e vrarë reaguan me armë, por Aldi Rama mori makinën dhe u largua për rreth 1 kilometër nga zona, ku më pas e braktisi dhe u largua me shpejtësi në këmbë. Ishin disa grupe të RENEA që bënë kërkime të vazhdueshme për gjetjen e të riut, dhe operacioni u përmbyll me vetëplagosjen e tij, që i shkaktoi edhe vdekjen.

Çfarë thanë dy të rinjtë që ishin me Aldi Ramën  

Kristian Sheri dhe Armando Marku, të cilët tashmë janë arrestuar nga Policia e Lezhës, nën akuzën e përkrahjes së autorit të krimit kanë thënë se në zonë kishin shkuar për të pirë cigare me hashash, dhe nuk kishin lidhje as me parcelën e mbjellë dhe as me ndonjë krim tjetër. Ata akuzohen tashmë se kanë qenë në dijeni të armës që mbante me vete Rama, dhe nuk e kanë denoncuar këtë fakt.

21 vjeçari me CV kriminale

Edhe pse vetëm 21 vjeç, Aldi Rama, i rritur nga gjyshërit në Lezhë, pasi prindërit i kishte në Greqi, ku i ati mbahet në burg, kishte edhe vetë disa akuza të rënda dhe përballje me drejtësinë. Që në moshën 18-vjeçare ai akuzohet se kishte shantazhuar të dashurën e tij që të bënte seks me të në sy të miqve të tij, pasi në të kundërt do të publikonte foto të saj në rrjet.

Po ashtu në një tjetër aksion të policisë atij i ishte gjetur një sasi kanabis, që dyshohet se e shiste në doza të vogla, e pikërisht ditën e djeshme do të duhet të ishte në arrest shtëpie. Rama jo vetëm që lëvizte i pashqetësuar në Lezhë, por mbante me vete dhe armë, të cilën e shkrehu pikërisht përballë një drejtuesi të lartë policie.

Kush ishte nënkomisari Saimir Hoxha

Nga sot nënkomisari Saimir Hoxha pritet të shpallet dëshmor i atdheut, ndërkohë që do të prehet në varrezat e dëshmorëve. Lajmin e bëri të ditur gjatë ditës së djeshme ministri i brendshëm Bledi Çuçi. Hoxha kishte prej afro 15 vitesh që ishte pjesë e radhëve të policisë së shtetit, ndërsa së fundi ishte emëruar oficer i krimeve në Lezhë. Ai ishte me orgjinë nga Puka, dhe banonte në Tiranë së bashku me familjen e tij, baba i dy fëmijëve të mitur. 

Në lidhje me ngjarjen ka ende shumë pikëpyetje, që lidhen qoftë me faktin e aksionit për asgjesimin e parcelës me kanabis, se pse nuk është kërkuar mbështetje nga policia e Lezhës, qoftë dhe me dështimin e strukturave të drejtësisë sa i takon dënimit të 21-vjeçarit.

Efektivët e policisë kishin shkuar në një zonë që cilësohet e kontrolluar nga trafikantët pa jelekë antiplumb dhe partulla mbështetëse. Për rastin dhe procedurat që janë ndjekur pritet të ketë dhe një hetim më të thelluar nga SHÇBA, ndërkohë që dritë pritet të hedhë mbi ngjarjen dhe dëshmia që do të japin dy kolegët e nënkomisarit Hoxha, të cilët gjatë ditës së djeshme kanë qenë të tronditur nga ngjarja.

Saimir Hoxha është i 225-ti efektiv i policisë së shtetit që ka rënë në krye të detyrës, në përballje me krimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shaba29/09/2021 10:30

SIÇ PO TREGOHET NGJARJA, POLICIA QENKA KOMPLET E PAAFTË!!! QËLLOI, VRAU NËNKOMISARIN DHE NGA SEDILJA E PASME KU ISHTE ULUR MORI MAKINËN DHE U LARGUA, POR ASNJË NGA POLICËT QË ISHIN EDHE ATA ME MAKINË NUK E NDOQI NGA PAS VRASËSIN E KOLEGUT TË TYRE!!!!! ÇFARË PËRRALLE PËR FËMIJËT 4-5 VJEÇ!!!! PO PSE KY NXITIM KAQ I SHPEJTË, KAQ I RRUFESHËM DHE PA MBARUAR HETIMET, PA U ZBARDHUR PLOTËSISHT NGJARJA, NGA ANA E NARKO-QEVERISË, PËR TA SHPALLUR VIKTIMËN "DËSHMOR I ATDHEUT"????!!!!

Shqiptari29/09/2021 10:20

MOS U MERRNI KOT ME INSKENIMET E NGJARJES QË MANIPULOHET PËR TË FSHEHUR TË VËRTETËN E HIDHUR!! KY ISHTE KRIMI I RADHËS, NË VAZHDËN E KRIMEVE TË MËPARSHME TË PARALAJMËRUARA QË PAS ARDHJES NË PUSHTET TË NARGO-BANDËS MAFIOZE TË SULLTAN SATRAPIT TË SURRELIT, DJE, SOT DHE NË DITËT, MUAJT DHE VITET NË VAZHDIM!! KËTO KRIME JANË PJESË E NJË REGJIMI NARKO-MAFIOZ,POLICOR DHE KRIMINAL I LIDHUR ME KARTELET E DROGËS, ME STRUKTURAT MË TË LARTA TË KRIMIT TË ORGANIZUAR VENDAS, RAJONAL DHE NDËRKOMBËTAR!! PSE DUHET TË SHKONIN DHE "TË SHKULNIN" KANABISIN NË ATË ZONË VETË SHEFI I KRIMEVE, NËNKOMISARI I POLICISË DHE NJË POLIC, PA UNIFORMË DHE PA MAKINË ME SHENJA DALLUESE TË POLICISË??? NË RAST TË ZBULIMIT TË NJË PARCELE TË MBJELLË ME KANABIS, SIPAS PROCEDURAVE LIGJORE, NJOFTOHEN TRUPAT SPECIALE DHE OPERACIONALE TË QARKUT, BËHET PLANI I VEPRIMEVE OPERACIONALE DHE VEPROHET ME MJETET E DUHURA, DUKE SIGURUAR QË TË MOS KETË ASNJË DËMTIM APO VIKTIMA NGA RADHËT E POLICISË!!! PSE NUK KA NDODHUR KËSHTU? PSE NUK U VEPRUA KËSHTU NGA POLICIA??? APO MOS VALLË 3 EFEKTIVËT E POLICISË TË KRYESUAR NGA VETË KREU I KRIMEVE SHKUAN PËR BËRË PAZARET MAFIOZE TË RADHËS ME TRAFIKANTËT??? PO PRESIM TË DALË E VËRTETA NGA ANA E SPAK!! NJË NGA PESHKAQENËT E MËDHENJ NJË SPAK NUK GUXON TA PREK ËSHTE VETË KRYEBASHKIAKU MAFIOZ I LEZHËS, PJERIN NDREU!!! POR SPAK NUK KA MARRË AKOMA URDHËR NGA BABLOKU PËR TA ARRESTUAR SEPSE I DUHET PËR TË VJEDHUR ZGJEDHJET E ARDHËSHME!!!

Shto koment

Denonco