Të shpallur në kërkim pasi ishin dënuar për falsifikim vulash, 2 të arrestuar në Durrës

Të shpallur në kërkim pasi ishin dënuar për falsifikim vulash, 2 të arrestuar në Durrës

09:24, 29/09/2021
A+ Aa A-

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, u kapën dhe u ndaluan dy shtetas në kërkim nga policia e Durrësit

Ja njoftimi:

Durrës

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, u kapën dhe u ndaluan shtetasit në kërkim:

Saimir Aliu, 51 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”;

N. K., 52 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco