Pas vdekjes, flasin gjyshërit e Aldi Ramës: Nuk dinim asgjë, e morëm vesh nga media

Pas vdekjes, flasin gjyshërit e Aldi Ramës: Nuk dinim asgjë, e morëm vesh nga media

08:34, 29/09/2021
A+ Aa A-

Kanë folur për herë të parë familjarët e 21 vjeçarit Alid Rama që ekzekutoi nënkomisarin e policisë Saimir Hoxha ditën e djeshme pas një operacioni policor të zhvilluar për asgjësimin e parcelave me kanabis.

Burime për Fax News, bëjnë me dije se familjarët e 21 vjeçarit që ndërroi jetë pak çaste më parë në spitalin e Traumës për shkak se nuk mundi t’i shpëtojë plagosjes, kanë deklaruar se nuk dinin gjë për ngjarjen dhe se ishin njoftuar vetëm nga media.

Në një prononcim jashtë kamerave, gjyshërit e tij kanë thënë se faji për këtë ngjarje ishte i të dy prindërve të 21- vjeçarit.

Mësohet se ceremonia mortore do të mbahet në Durrës pasi aty ndodhet e ëma e Aldi Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco