Vrasësi i oficerit, krime që 18 vjeç, kur përdhunoi dhe shantazhoi të miturën me foto

Vrasësi i oficerit, krime që 18 vjeç, kur përdhunoi dhe shantazhoi të miturën me foto

08:00, 29/09/2021
A+ Aa A-

Autori i vrasjes së oficerit të Policisë në Lezhë, Aldi Rama, rezulton  person me precedent kriminal që në moshën 18 vjeç, kur shantazhoi me foto dhe përdhunoi një vajzë të mitur.

Këto u zbuluan gjatë emisionit “Opinion” mbrëmjen e së martës nga gazetarët e njohur të kronikës.

Sipas një dokumenti të Gjykatës së Lezhës, më 28 korrik, tre vjet më parë, ai i kishte marrë telefonin një vajze të mitur që e konsideronte të dashur dhe i kërkonte 50 euro për t’ia kthyer.

Pasi u takuan në një parking, i mori paratë, por Rama nuk ia ktheu telefonin. Ai e  rrëmbeu me dy shokë në një taksi dhe shkuan në një banesë në Balldre për të kryer marrëdhënie seksuale. Aty kanë pirë hashash dhe ai e ka goditur me shpulla e grushte.

Në dosje të Policisë thuhet se "ajo ka shkuar dhe e ka takuar të pandehurin në një parking i ka dhënë 50 euro por Aldi Rama nuk i a ka kthyer telefonin. Rama e ka gjuajtur me shpulla ka marrë një taksi dhe taksisti dhe dy shokët e tij kanë shkuar në një banesë të banuar në Lezhë ku në një dhomë kanë kryer marrëdhënie seksuale me dëshirë.

Kanë pirë hashash dhe i pandehuri e ka qëlluar më grushte dhe shpulla derisa kanë ndërhyrë shokët e tij më tej e dëmtuara ka deklaruar se e ka nxitur dhe detyruar që të konsumoj hashash dhe e ka kërcënuar se do i publikonte fotot e saj që ndodheshin në telefon në rrjetet sociale."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco