VIDEO/ Ndërron jetë 21-vjeçari Aldi Rama, vrasësi i oficerit të Policisë në Lezhë

VIDEO/ Ndërron jetë 21-vjeçari Aldi Rama, vrasësi i oficerit të Policisë në Lezhë

07:38, 29/09/2021
A+ Aa A-

Aldi Rama, vrasësi i oficerit të Policisë dje në Lezhë, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, më orën 5:35 të mëngjesit të së mërkurës. Ai ishte qëlluar vetë me plumb pistolete në kokë dhe gjendja e tij ishte e rëndë, mjekët nuk kishin dhënë shpresë për jetën.

Policia e Shtetit njoftoi se "rreth orës 05:35 të mëngjesit të sotëm, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, autori i ngjarjes, shtetasi Aldi Rama. Ekspertët mjeko-ligjorë, në prezencë të grupit hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po kryejnë autopsinë dhe gjithë veprimet e tjera ligjore. Grupi i posaçëm hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes."

21-vjeçari u dërgua dje rreth orës 18:00 në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi qëlloi veten me plumb në kushtet e rrethimit mbi 5 orë nga forcat RENEA në Ishull Lezhë, pa pranuar të dorëzohet. Pranë tij deri mbrëmë vonë nuk ka qënë asnjë anëtar i familjes. Ai ishte nga Librazhdi, por jetonte me gjyshin dhe gjyshen në Lezhë, pasi i ati ishte në burg në Greqi dhe e ëma, e divorcuar, jeton në Greqi.

Këto janë momentet kur ai u soll në Spitalin e Traumës.

.

Pamjet më poshtë janë marrë nga vendi ku Rama kreu vrasjen e oficerit Saimir Hoxha, i cili i kërkoi dokumentat. Pa pranuar t'ia tregojë, Rama e qëlloi befasisht dy herë në gjoks dhe në qafë oficerin dhe u largua me shpejtësi me makinë, duke iu shpëtuar plumbave të kolegëve të oficerit.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Barbarosa29/09/2021 07:55

Përvecç çdo komenti lidhur me ngjarjen e rëndë, askush nuk e përmend faktin se zona ku ishte kultivuar kanabisi është zonë e mbrojtur, ka një administratë soeciale. Si është e mundur që ato nuk dinin gjë? Aty nuk lejohet të hyhet: si ka hyrë ajo makinë atje?

Shto koment

Denonco