30-vjeçari kishte shkuar me unazë fejese në takim, por edhe i armatosur

30-vjeçari kishte shkuar me unazë fejese në takim, por edhe i armatosur

12:03, 28/09/2021
A+ Aa A-

Janë mësuar të tjera detaje nga plagosja e studentes 20-vjeçare mesditën e së shtunës në qytetin e Vlorës. E reja nga fshati Cukalat i Beratit, Kostandina Zanaj, u qëllua me armë zjarri nga 30-vjecari Fadil Likaj.

Gazetari i “Panorama” bën me dije se autori i dyshuar, e ka hedhur granatën që ka pasur me vete tek këmbët e tij dhe të vajzës.

Por kur granata nuk ka shpërthyer, ai e ka qëlluar me pistoletë të renë.

Në momentet që vajza ka rënë në tokë, djali është larguar me vrap, por pak kohë më pas është neutralizuar.

Mësohet gjithshtu  se ditën e ngjarjes, 30-vjeçari nga Shkodra kishte shkuar me qëllimin për t’i propozuar fejesë të resë dhe kishte marrë me vete edhe një unazë për t’ja dhënë vajzës.

Por ajo nuk ka pranuar dhe i riu mesa duket kishte përgatitur edhe planin ‘B’, duke marrë me vete granatën dhe pistoletën.

I riu nga Shkodra dhe e reja nga Berati që studionte në Universitetin e Vlorës, kishin pasur lidhje intime midis tyre, ndërsa gjatë së shtunës vajza kishte zhvilluar takimin e fundit me të me qëllim për t’u ndarë përfundimisht.

Takimi ishte lënë në një nga lokalet e qytetit dhe pasi kanë debatuar me tone të larta, 30-vjeçari Likaj, e ka nxjerrë me forcë prej ambienteve të barit. Në sherr e sipër, ai e ka qëlluar me armë zjarri tip pistoletë.

Motivi

Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur për shkak të një historie dashurie të prishur për të cilën 30-vjeçari nuk binte dakord. Dyshohet se agresori dhe studentja 20 vjeçe Kostandina Zanaj kanë pasur një lidhje dashurie të mëparshme.

Në cilësinë e provës materiale Policia gjeti dhe sekuestroi armën e krimit me të cilën dyshohet se autori ka kryer plagosjen, një grantë dore në ambientet e lokalit si dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar në çantën e autorit iu gjetë dhe sekuestrua një granatë e dytë.

Agresori kishte deklaruar para shërbimeve të policisë se e kishte mbiemrin “Nikaj”, por pas verifikimeve në sistem, rezultoi se mbiemri i tij është “Likaj”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco