FOTO- EMRI/ Ja autori i dyshuar i vrasjes së policit në Lezhë

FOTO- EMRI/ Ja autori i dyshuar i vrasjes së policit në Lezhë

11:29, 28/09/2021
A+ Aa A-

Ky është autori i dyshuar i vrasjes së oficerit të Krimeve Saimir Hoxha në Lezhë.

Bëhet fjalë për shtetasin Aldo Rama, i cili dyshohet se qëlloi me armë zjarri efektivin në krye të detyrës, i cili ishte pjesë e grupit që po patrullonte zonën e Kune-Vain për kanabis.

Mendohet se polici është qëlluar nga një distancë e afërt. Polici i vrarë dyshohet se kishte informacione se brenda lagunës Kune-Vain kishte kultivim të parcelave me kanabis.

Hoxha ishte me origjinë nga Puka dhe prej vitesh ishte punonjës policie në Lezhë dhe Shëngjin. Ai ishte baba i dy fëmijëve, dhe jetonte në Tiranë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco