FOTO/ U vra gjatë aksionit anti-drogë, ja kush është polici 44-vjeçar

FOTO/ U vra gjatë aksionit anti-drogë, ja kush është polici 44-vjeçar

11:22, 28/09/2021
A+ Aa A-

Oficeri i krimeve Saimir Hoxha, 44-vjeçari i vrarë me armë zjarri paraditen e sotme në Lezhë, u qëllua gjatë një kontrolli në terren për parandalimin për kultivimin e lëndëve narkotike.

Policia njofton se ai është qëlluar me armë dhe fillimisht ka mbetur i plagosur dhe më pas ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Tashmë po punohet për kapjen e autorit.

“Rreth orës 10:30 ,në Ishull Lezhë ,në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të grupit të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Si pasojë është plagosur me armë zjarri oficeri i Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi S. H., 44 vjeç, i cili për pasojë të plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin Rajonal Lezhë".

Ja fotoja e viktimës 44- vjeçar:

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco