Vrasja e policit/ Njoftimi zyrtar: U sulmua grupi i kontrollit për drogën

Vrasja e policit/ Njoftimi zyrtar: U sulmua grupi i kontrollit për drogën

11:14, 28/09/2021
A+ Aa A-

Një oficer policie është vrarë me armë zjarri në Lezhë. Viktima ishte në krye të detyrës gjatë një operacion.

Mësohet se është vrarë oficeri i krimeve në Policinë e Lezhës, Saimir Hoxha, i cili është qëlluar me armë zjarri. Hoxha ishte 44-vjeç, babai i dy fëmijëve, dhe jetonte në Tiranë.

Policia ka dalë me njoftim zyrtar, duke theksuar se është sulmuar grupi i kontrollit të drogës.

Lezhë/Informacion paraprak 

Rreth orës 10:30, në Ishull Lezhë, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të grupit të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Si pasojë është plagosur me armë zjarri oficeri i Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi S. H., 44 vjeç, i cili për pasojë të plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin Rajonal Lezhë. 

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën me qëllim kapjen e autorit.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat speciale Renea, grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit  për të bërë të mundur  zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco