Infermierja që vidhte pacientët punonte te Spitali Psikiatrik

Infermierja që vidhte pacientët punonte te Spitali Psikiatrik

11:00, 28/09/2021
A+ Aa A-

Dalin në dritë detaje të reja kanë nga zhvatja që iu është bërë dhjetëra pacientëve në një spital në Tiranë. Policia informon se infermierja Elisabeta Bardhollari u merrte atyre kartat e identitetit dhe më pas merrte kredi në emër të tyre.

Burime bëjnë me dije se Bardhollari punonte në Spitalin Psikiatrik në Tiranë, dhe pacientët ishin persona që kishin kryesisht probleme me shëndetin mendor. Ajo bashkëpunonte me shitësen Orjada Hoxha, e cila punonte në një dyqan elektroshtëpiakesh në zonën e Porcelanit, dhe pas blerjes me kredi të paisjeve i rishisnin ato duke përfituar shuma të mëdha parash.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se dëmi që iu është shkaktuar pacientëve është më shumë se 40 milionë lekë të reja, ndërkohë që të dyja mashtrueset janë vënë në pranga.

Nga ana tjetër policia ka proceduar një person të tretë, i cili bënte dhe transportin e paisjeve elektroshtëpiake jashtë dyqanit.

Policia thotë se po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë skemë mashtrimi dhe vënien e tyre para drejtësisë.

Ndërkohë që ky rast është një kambanë alarmi për sigurinë e të dhënave të qytetarëve, të cilët mashtrohen dhe zhvaten dhe në situata të tilla delikate siç janë ato të problemeve me shëndetin e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Elio hysa ...28/09/2021 11:25

ore per nje opercion ne koke per tumor nje shokut tone i kripen koken me fakte me te gjitha 2 milion leke te vjetra dhe gjasme si donte doktor artur quhet te spitali 5 para 3 ditesh esht operuar ..ky esht skandal dhe per mbjellje e coi ne kosove se atje jane te lidhur mafiozet qe po marin jete njerezish kundrejt lekeve .DENONCIM ESHTE NJE AFERE KORRUPTIVE ESHTE NJE TMERR TE SHKRETET NE,,POSTOJENI JU LUTEM SE PO SHKATARROHEN FAMILJE NGA KETA NDYRESIRA..

Shto koment

Denonco