Gjykata merr vendimin për doganierin e portit që ishte dënuar për trafik droge në Itali

Gjykata merr vendimin për doganierin e portit që ishte dënuar për trafik droge në Itali

10:20, 28/09/2021
A+ Aa A-

I kërkuar nga Italia për trafik droge, por punonte si doganier në Portin e Durrësit. Togat e zeza kanë vendosur ditën e sotme arrest me burg për Julian Mandijën, i arrestuar pak ditë më parë nga uniformat blu.

Mandija me detyrë doganier në doganë, u arrestua për llogari të drejtësisë italiane. Ai ishte dënuar nga Gjykata e Apelit në Akuila me 7 vite e 6 muaj burg.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian, por punonte i pashqetësuar si doganier në Portin e Durrësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco