Lajmi i fundit

Dorëheqje Veliajt/ Opozita zhvillon sot protestën e radhës para bashkisë së Tiranës

Plagosën me sende të forta një 30 vjeçar, dy të arrestuar në Durrës

Plagosën me sende të forta një 30 vjeçar, dy të arrestuar në Durrës

10:48, 27/09/2021
A+ Aa A-

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohen për plagosjen me dashje të një 30 vjeçari.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur një ditë më parë kur shtetasit me iniciale A. H., 41 vjeç dhe B. H., 40 vjeç, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë plagosur me sende të forta shtetasin J. P., 30 vjeç, i cili ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasit A. H., 41 vjeç dhe B. H., 40 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, pasi ditën e djeshme, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë plagosur me sende të forta shtetasin J. P., 30 vjeç, i cili ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco