Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse shkoi Belinda Balluku në SPAK?

Prangose shoferi serb, tentoi të korruptojë policin në Kosovë

Prangose shoferi serb, tentoi të korruptojë policin në Kosovë

17:54, 23/09/2021
A+ Aa A-

Policia e Kosovës ka arrestuar një qytetar nga Serbia në Ferizaj, pasi ky i fundit i ka ofruar një kartëmonedhë me vlerë 10 euro një polici.

Sipas raportimeve, serbi  është ndaluar nga policia pasi ka qenë duke drejtuar automjetin ndërkohë që përdorte telefonin gjatë rrugës.

“Një qytetar deri sa ishte duke vozitur kamionin në qytetin e Ferizaj, është ndaluar Policia e Trafikut pasi e kishte përdorë telefonin gjatë ngasjes. Me të kërkuar dokumentet e automjetit dhe patentë shoferin, i dyshuari R.V, (1962), mashkull, shtetas i Serbisë, në vend se paraqes dokumentet e kërkuara, kishte nxjerr kartëmonedhën në vlerë prej 10 euro.

Zyrtari policor i kishte tërhequr vërejtjen, duke kërkuar përsëri dokumentet e nevojshme, mirëpo i dyshuari prapë, së bashku me dokumente përsëri ua kishte ofruar kartëmonedhën e njëjtë prej dhjetë euro. Në këtë rast zyrtarët policorë e kishin urdhëruar të zbresë nga automjeti transportues, të njëjtin e kishin arrestuar dhe dërguar në Stacionin Policor në Ferizaj”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco