Procedohet kryeplaku i fshatit në Mamurras, 3 arrestime për kanabis Foto Ilustruese

Procedohet kryeplaku i fshatit në Mamurras, 3 arrestime për kanabis

10:10, 21/09/2021
A+ Aa A-

Vihen në pranga 2 persona në Kurbin si autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike.

Procedohet penalisht kryetari i fshatit, për shpërdorim detyre.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative se në fshatin Ferrë Trashë, Mamurras, Kurbin, po kultivoheshin bimë narkotike, shërbimet e policisë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

P. M., 29 vjeç dhe M. M., 24 vjeç, banues në Ferrë Trashë, Mamurras.

Këta shtetas janë kapur në kushtet e flagrancës, duke kultivuar bimë narkotike në afërsi të banesës së tyre, në vendin e quajtur “Ferrë Trashë”, Njësia Administrative Mamurras, Kurbin.

Në vijim të veprimeve hetimore filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. K., 59 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Ferrë Trashë, pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorim detyre.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Moskallëzimi i krimit “.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco