Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Tallavaja e Ramës me administratën në Athinë

Pistat e hetimit/ Makinat e djegura në Selenicë, ja çfarë dyshohet

Pistat e hetimit/ Makinat e djegura në Selenicë, ja çfarë dyshohet

08:48, 21/09/2021
A+ Aa A-

Janë djegur gjatë natës dy makina në fshatin Vllahinë në Selenicë. Mësohet se dy automjetet janë në pronësi të shtetasit Tomorr Karçani, banues në këtë fshat.

Personi në fjalë është rreth moshës 60 vjeç. Raportohet se ai nuk ka probleme me ligjin apo Policinë e Shtetit.

Paraprakisht dyshohet se flaka automjeteve i është vendosur për ndonjë llogari të djemve të tij ose për t’ju dhënë këtyre të fundit mesazh.

Por nuk perjashtohet as pista se automjetet mund të jenë djegur nga ndonjë banor aty pranë për ndonjë konflikt të ditëve të fundit. Gjithsesi 60-vjeçari e mohon se mund të ketë patur konflikte

Njoftimi:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 21.09.2021, rreth orës 03:17,

në fshatin Vllahinë, Selenicë, ka rënë zjarr dhe janë djegur dy automjete, të dyja në pronësi të shtetasit T. K, banues në fshatin Vllahinë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco