Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Armë sportive pa leje dhe lëndë narkotike, katër arrestime në Durrës, njëri ishte në kërkim

Armë sportive pa leje dhe lëndë narkotike, katër arrestime në Durrës, njëri ishte në kërkim

11:06, 19/09/2021
A+ Aa A-

Nga policia e Durrësit janë proceduar 4 persona për vepra të ndryshme penale

Ja njoftimi:

Durrës

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Procedohen penalisht 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave që lëvizin me sende të kundraligjshme me vete, kanë evidentuar 2 raste të shitjes dhe prodhimit të lëndëve narkotike dhe 1 rast të mbajtjes pa leje të armëve sportive.

Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, proceduan penalisht shtetasit:

M. H., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip “Volksëagen”, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pushkë sportive, fishekë manovër dhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë;

A. B., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e tij në lagjen nr.17, Durrës, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike cannabis sativa;

E. C., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe sekuestrua një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, proceduan penalisht shtetasin e shpallur në kërkim, P. N., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 14.09.2021, i ka vënë zjarrin mjetit tip “Ford”, në pronësi të shtetasit M. P., si dhe ka dëmtuar mjetin e shtetasit F. P.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco