Ndaluan të riun për korrupsion, policët filmuan ngjarjen me telefon, kamerat e trupit…

Ndaluan të riun për korrupsion, policët filmuan ngjarjen me telefon, kamerat e trupit…

10:22, 19/09/2021
A+ Aa A-

Duket se kamerat e trupit të policisë shfaqin probleme herë pas here . Dëshmia e një efektivi i cili në kushtet kur kamera nuk ishte i sigurtë se funksiononte ka marrë aparatin e telefonit dhe ka filmuar me të një qytetar e tregon këtë fakt.

Një monitorim i Qendrës FOl mbi korrupsionin tregon se si i riu Xhulio Llaka në vendin e quajtur Flamuri Gjerman pranë rrugës Ali Demi tentoi ti japë 2 mijë lekë policisë rrugore që e konstatoi atë pa rrip sigurie.Policia i ka bere shenje ndalimi duke e pozicionuar ne anen e djathte te karaxhates ku i eshte afruar duke komunikuaar shkakun e ndalimit, mbasi po qarkullonte pa vendosur rripin e sigurimit. Me pas i kane kerkuar dokumentacionin e mjetit. Xhulio Llaka si fillim merr vetem lejen e qarkullimit nga kroskoti dhe i thote qe ” të jap nje kafe dhe me ler te iki”. Policia i thotë sërisht që i ka kërkuar vetem anën dokumentare të mjetit, por Xhulio Llaka insistoi disa herë që ” merr pi një kafe” dhe i futi një kartmonedhë me prerje 2000 lekeshe në leje qarkullimi.Në këtë moment , policia e pyet ; pse e bëre këtë, për tju shmangur masës së gjobës?

Policët dëshmojnë se në kete moment, Xhulio Llaka ka zgjatur doren per tja marre nga dora se bashku me lejen e qarkullimit , por nuk i ka marre dot. Nga kontrolli i policise, rezulton se siguracioni i mjetit kishte mbaruar dhe dilte ne sistem pa siguracion.

Xhulio Llaka ka deklaruar se po levizte me makinën e një shoku që ia kishte lënë për përdorim për atë ditë me qëllim për ta cuar në oficinë për riparimin dhe lucidimin e disa dëmtimeve që kishte. Ështe ndaluar nga policia e cila i ka kërkuar patentën dhe dokumentat e mjetit , pasi ishte pa rrip sigurimi. Policia i ka kërkuar dokumentat e mjetit në kroskotin e mjetit dhe i ka nxjerrë për të ja dhënë punonjesve të policisë . Kur ia ka dhënë ka parë që në lejen e qarkullimit ishte edhe një kartmonedhë 2000 lekëshe për të cilën Xhulio sqaron se nuk kishte dijeni se ishte aty pasi mjeti nuk ishte i tij dhe nuk e dinte se çfare kishin letrat brenda. Por ndërkohë në procesverbalin ku pasqyrohen të dhënat mbi dëshminë e efektivëve të policisë që e ndaluan , polici i parë rrugor tregon se të gjitha veprimet e tij u dokumentuan nga kamera e trupit të kolegut. I pyetur mbi këtë fakt efektivi numër dy i quajtur Xhavit Shabanaj dëshmon para kolegëve se veprimet korruptive të qytetarit i filmoi me cellular. “ Kamera e trupit ka probleme teknike dhe e kam të vështirë që ti shkarkoj pamjet, por do ti vë në dispozicion sapo ti kem gati. Rregjistrimin e kam kryer me telefonin tim” deklaroi efektivi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco