Nuk ndalet kokaina në Durrës, zbulohet një tjetër sasi në kontenierin e bananeve

Nuk ndalet kokaina në Durrës, zbulohet një tjetër sasi në kontenierin e bananeve

13:32, 07/09/2021
A+ Aa A-

Një sasi droge është gjetur në një kontenier me banane në qytetin e Durrësit.

Nuk bëhet me dije ende sasia e drogës që është gjetur, ndërkohë që autoritete po vijojnë me peshimin e lëndës narkotike.

Mësohet se Policia Kufitare po vijon kontrollet e mëtejshme në Port.

Operacioni nuk ka përfunduar ende pasi po kontrollohen gjithë kontejnerët e ardhur nga vende me risk të lartë trafiku droge.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco