Arrestohet në doganën greke, krimineli i rrezikshëm që po kthehej në  Shqipëri

Arrestohet në doganën greke, krimineli i rrezikshëm që po kthehej në Shqipëri

10:08, 07/09/2021
A+ Aa A-

Një shqiptar 40-vjeçar, anëtar i një organizate kriminale, u shfaq në postën kufitare greke Krystallopigi të dielën pasdite.

Ai e dinte që kërkohej në Athinë dhe në të gjithë Greqinë, por 40-vjeçari shqiptar, anëtar i një organizate kriminale, u shfaq në postën kufitare Krystallopigi në Follorinë në përpjekje që të kthehej në atdheun e tij të dielën pasdite.

Sidoqoftë, oficerët grekë të Departamentit të Kontrollit të Pasaportave zbuluan se ai kishte kryer një mori krimesh të rënda. Ata njoftuan menjëherë kolegët e tyre të Sigurimit dhe ata vunë në pranga kriminelin e rrezikshëm, kundër të cilit ishte në pritje një urdhër arresti nga Gjykata Penale e Athinës.

Shqiptari u dërgua te prokurori i Gjykatës së Shkallës së Parë të Follorinës, i cili urdhëroi që ai të transferohej në Athinë për seancën, pasi akuzohet për formimin dhe pjesëmarrjen në një organizatë kriminale, tentativë për vrasje në seri, mbajtje të paligjshme të një pushke, grabitje dhe vjedhje të rënda në mënyrë të vazhdueshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco