Gjendet një çantë e dyshimtë në Tiranë, policia rrethon zonën

Gjendet një çantë e dyshimtë në Tiranë, policia rrethon zonën

10:20, 07/09/2021
A+ Aa A-

Një çantë e dyshimtë është gjetur këtë paradite në rrugën “Mustafa Matohiti”, në Tiranë. Raportohet se çanta ndodhet në trotuar.

Nuk dihet ende çfarë ka brenda çantës, por është njoftuar menjëherë policia, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën. Forcat xheniere nuk kanë konstatuar material të rrezikshëm, por dyshohet të jetë një çantë e harruar.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.09.2021, rreth orës 09:15, njoftohemi nga punonjësi i policisë në shërbim se në rrugën “Mustafa Matohiti”, është konstatuar një çantë shpine.

Sherbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e vendit dhe kanë njoftuar forcat xheniere për veprime të metejshme. 

Paraprakisht dyshohet se është një çantë e braktisur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco