VIDEO - EMRI/ Bie nga pallati në ndërtim, humb jetën punëtori

VIDEO - EMRI/ Bie nga pallati në ndërtim, humb jetën punëtori

09:57, 07/09/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit te pallatet që po ndërtohen për familjet e dëmtuara nga tërmeti pranë spitalit të Kavajës kur një person i identifikuar me emrin Pirro Gjini, rreth 55 vjeç, ka humbur aksidentalisht jeten.

Personi në fjalë sapo kishte filluar punën kur ka rënë nga kati i pestë i ndërteses dhe ka humbur jetën në vendngjarje.

Sipas informacioneve jo zyrtare, 55-vjeçari nga Fieri ka rënë si pasoje e nje difekti në vinç. Defekti është bërë shkak që 55-vjeçari të humbë ekuilibrin dhe të rrëzohet në tokë.

Sipas dëshmive në vendngjarje dhe në ambulancën e spitalit të Kavajës, personi ka pësuar dëmtime shumë të mëdha në kokë dhe në trup pa pasur asnjë shpresë për jetën.

Viktima është dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit.

Njoftimi i policisë

Më datë 07.09.2021, rreth orës 08:30, në Kavajë, dyshohet se duke punuar në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën punëtori shtetasi P. Gj., 55 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco