Lajmi i fundit

Operacion policor me urdhër të SPAK në disa qytete, kontrolle nëpër pallate

Kapet hajduti me armë, adoleshenti vodhi dyqanin në Shkodër

Kapet hajduti me armë, adoleshenti vodhi dyqanin në Shkodër

09:36, 07/09/2021
A+ Aa A-

Vihet në pranga nga policia e Shkodrës 18 vjeçari i dyshuar si autor i vjedhjes me armë të një shume parash në një dyqan në fshatin “Drisht”.

Në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë veprimeve profesionale, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 02.04.2021, në fshatin “Drisht”, ku nën kërcenimin e armës dy shtetas kishin vjedhur një shumë parash.

Si rezultat i veprimeve të kryera u bë e mundur, identifikimi, kapja dhe ndalimi i njërit prej autorëve, A. C., 18 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër. Ky shtetas dyshohet se paraditen e datës 2 prill 2021 në fshatin Drishtë, në bashkëpunim me shtetasin D. Sh., kanë vjedhur nën kërcënimin e armës në dyqanin e shtetases Y. C., një shumë parash.

Shtetasi D.Sh., është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco