Vihet nën kontroll zjarri në Pllanë të Lezhës, që përfshiu stallën dhe dogji pyllin

Vihet nën kontroll zjarri në Pllanë të Lezhës, që përfshiu stallën dhe dogji pyllin

09:04, 07/09/2021
A+ Aa A-

Vihet nën kontroll në orët e para të mëngjesit, vatra e zjarrit në fshatin Pllanë të Lezhës.

Korrespodenti i SYRI TV njoftoi se zjarri i nisur në një stalle bagëtish u zgjerua edhe në faqen e malit aty pranë duke djegur gjithë pishat dhe bimësinë si dhe duke rrezikuar seriozisht edhe banesat.

Kanë qënë forcat zjarrefikëse të Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës, të cilat kanë ndërhyrë dhe në një aksion të pandërprerë kanë mundur të vënë nën kontroll flakët e zjarrit.

Aktualisht situata është e qetë dhe nuk ka vatra aktive, kjo sipas shefit të zjarrëfikësve në Lezhë.

Ndërsa në terren kanë mbërritur dhe janë angazhuar rreth 50 forca të ushtrisë të cilat po ndërhyjnë në krehjen e plotë të zonës për të bërë të mundur fikjen e trungjeve që bëhen shkak për riaktivizim te vatrave.

Aktualisht vijon puna e zjarrefikseve në bazën ushqimore të bagëtive, pasi për shkak të barit të thatë ende zjarri nuk është fikur aty, megjithate situata është nën kontroll.

Pamjet nga zjarri gjate nates ne Pllanë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco