'Nuk e rruaj për ju, legena'/ Pjerin Ndreu ofendon policët: Ligjin e bëj unë

'Nuk e rruaj për ju, legena'/ Pjerin Ndreu ofendon policët: Ligjin e bëj unë

11:12, 29/06/2021
A+ Aa A-

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, është kallëzuar penalisht në Prokurori, nga tre efektivë të Policisë së Shtetit, me pretendimin se i ka penguar të ushtrojnë detyrën, raporton Panorama.

Sipas burimeve nga organi i akuzës, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në zonën turistike të Shëngjinit, jashtë ambienteve të një hoteli në vijën e parë të bregdetit.

Punonjësit e Policisë kanë kërkuar ndërprerjen e muzikës dhe mbylljen e lokalit, por kanë hasur në kundërshtinë e pronarit të subjektit. Përballë rezistencës, në ndihmë të patrullës së Shëngjinit ka shkuar forca e posaçme “Shqiponja”, të cilët në debat e sipër kanë tentuar të shoqërojnë në Komisariat pronarin e hotelit, por referuar kallëzimit penal, në ato momente ka dalë nga lokali kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, duke i penguar që të ushtrojnë detyrën, me pretendimin se ligjin e bënte ai.

DESHMIA

Aktualisht punoj si punonjës Policie pranë Drejtorisë Vendorë Lezhë, oficer i Patrullës së Përgjithshme, Stacioni i Policisë Shëngjin. Mbrëmë, më datë 24.06.2021, rreth orës 22:00, kam marrë shërbimin. Kam qenë duke patrulluar me kolegun tim. Kemi qenë në makinë, me mjetin e Policisë, në shëtitoren e re.

Te lokal “F…” kemi dëgjuar muzikë. Ora ka qenë 23:14 dhe muzika pas kësaj ore, në bazë të aktit normativ, nuk lejohet. Kemi hapur krahun, kemi ndaluar makinën, kemi zbritur dhe kemi shkuar tek lokal “F…”. Kemi kontaktuar me një nga kamerierët e lokalit dhe i kemi kërkuar që të na thërriste pronarin. Pas 5 minutash ka dalë pronari V. Gj. Në vend që ai të fliste me etikë ndaj nesh, ai na është drejtuar duke na thënë fjalë banale si: “Nuk e rruaj për ju, jeni legena, nuk ju pyes”.

Ne kemi komunikuar duke i thënë se arsyeja se pse kemi ardhur këtu është se ti ke shkelur aktin normativ të qeverisë për ndalimin e muzikës, e cila duhej të ishte fikur në orën 22:00 dhe se kishte një numër të lartë njerëzish brenda në lokal, në verandë. Ai na ka thënë se po e bezdisnim, se në lokal kishte ambasador, kryetarin e bashkisë, “kush jeni ju që më fikni muzikën?”

Pas këtij komunikimi është tërhequr dhe është futur në lokal dhe muzika ka vazhduar. Ne kemi njoftuar menjëherë në radio për problemin sallën operative Lezhë 50, sallën operative Shëngjin 70, shefin e Stacionit Shëngjin 396 dhe shefin e Komisariatit 395, duke iu thënë se shtetasi V.Gj. nuk e fik muzikën dhe kërkojmë ndihmë, forca të tjera. Pas pak ka ardhur një patrullë “Shqiponja”. Jemi afruar të dy patrullat te lokali, kemi marrë kontakt me pronarin V.Gj. dhe i kemi bërë të ditur se do ta shoqëronim në Komisariat.

Në këtë moment ka ndërhyrë duke na penguar në punën tonë kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, si dhe stafi i lokalit, kamerierët, të cilët na kanë kundërshtuar me forcë.

Kur ne po përpiqeshim për të shoqëruar në Komisariat V.Gj., ata na kanë mbajtur për krahu dhe na kanë shtyrë duke na penguar që ta shoqëronim. Meqenëse përballë nesh u fut kryetari i Bashkisë, i cili na tha se: “Ligjet i bëj unë dhe i vendos unë…”, për të mos krijuar një situatë më të rëndë, ne jemi tërhequr duke njoftuar me radio sallën operative dhe eprorët tanë. Ata nuk ndërmorën asnjë veprim dhe na thanë në telefon: “Lëreni mos u merrni më, largohuni prej aty”.

Jemi larguar dhe kemi shkuar menjëherë te Stacioni i Policisë, kemi përpiluar raportin e shërbimit për ngjarjen, si dhe procesverbalin mbi kundërvajtjen administrative, të ndotjes akustike ndaj V.Gj. Kërkoj që të gjithë personat që na kanë kundërshtuar dhe na kanë penguar në punën tonë, të mbajnë përgjegjësi ligjore për veprimet që kanë kryer ndaj meje dhe kolegëve të mi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari29/06/2021 14:59

PRA PERBALLE SHKELESVE TE LIGJIT, PERBALLE KRIMINELEVE, PERBALLE PJERINEVE TE RAMES DHE RILINDJES "QE NUK PJERDHIN" AS PER SHTET DHE AS PER LIGJ, PERBALLE "BIZNESMENEVE" QE NA SIGUROJNE DHE KORRIN VOTAT, PERBALLE "TE FORTEVE" DHE TRAFIKANTEVE, POLICIA E SHTETIT LARGOHET, SPRAPSET, DHE ZBYTHET E TURPERUAR, E PERDHUNUAR, E INJORUAR, E OFENDUAR DHE ME GISHT NE BYTHE!!! KJO POLICI E SHTETIT QE ESHTE TEPER E FORTE, AGRESIVE, DHUNUESE, TRIME DHE KERCENUESE PERBALLE POPULLIT TE SHKRETE, TE URTE, TE PAFUQISHEM, QE DEL E SHET PER TE SIGURUAR BUKEN E GOJES NEPER TROTUARE E NEPER REREN E NXEHTE TE PLAZHEVE!!! NDERSA PJERINET E RAMES NUK E RRUAJNE PER KETA "LEGENA"!!! PO, PO VETEM KETE E KA THENE TROC DHE SAKTE PJERINI I RAMES: KEMI ME TE VERTETE NJE POLICI LEGENE!!!

Shqiptari29/06/2021 14:36

KUSH I BEN DHE KUSH I VENDOS LIGJET NE SHQIPERI? - EDIIIII - KRIMINELET - PJERINET - ERJONET - BURGAXHINJTE - TRAFIKANTET - KURVAT - MASKARENJTE - QELBESIRET - NDYRESIRAT - RILINDASIT E QELBESIRELLEKUT

Shqiptari29/06/2021 14:26

KY NUK ESHTE PJERINI, POR ESHTE VETE RAMA ME SURRATIN E PJERINIT!! PJERINI ESHTE THJESHT NJE NGA USHTARET BESNIK TE RAMES. PJERINI NE VEND QE TE ISHTE NE BURG PER VEPREN E RENDE PENALE TE SHNATAZHIMIT DHE DHUNIMIT TE VOTUESVE, RAMA E GRADOI, E SHPERBLEU SI KRYETAR BASHKIE!! SIKUR LEZHA NUK KISHTE NJEREZ ME DINJITET DHE PERSONALITET PER KRYETAR BASHKIE POR RAMES I DUHEJ KY COPE MUTI, NJE POLIC LEGEN NGA FSHATRAT E PUKES!!! I DUHEJ KY KAMIKAZ MASKARA!!! TANI HIJENAT PO SHQYEJNE NJERA TJETREN!!! KUDO, NE CDO POSHTERSI, NE CDO KRIM, NE CDO AFERE, NE CDO MASKARALLEK DHE QELBESIRELLEK NE SHQIPERI ESHTE VETE RAMA!!! PRA LIGJIN NUK E BEN PJERINI, SEPSE PJERINIT NE NJE LEVIZJE GISHTI I IKEN KOKA, POR LIGJIN E BEN RAMA!!! KJO E TRIMERON USHTARIN E VOGEL PJERIN!

t29/06/2021 13:42

Po ishin treguar policet deri ne fund si zbatues te ligjit,duhet ta kishin shoqeruar ne komisariat edhe truderrin pjerin

Cimi29/06/2021 13:33

Ketu eshte bere vari lesht. Kryetare me bole te medha qe jane te paprekshem, njerez qe vriten per shezllona, ne Dhermi nuk shkon dot se e kane pushtuar tere reren bixneset e famshme por qe nuk paguajne tatime. E populli me cader ne dore nuk ka ku mbytet. Femija i shefit i pret kembet vajzes 23 vjec e del nga burgu, kurse tjetri me nje cigare hashashi ne dore denohet 3 vjet. Vriten ne mes te bllokut dhe del pasi arma duhej per mbrojtje dhe denimi me burg konvertohet me pune ne komunitet. Po qe se je i thjeshte te rrasin brenda dhe i hedhin celesat ne lume. Reforma ne Drejtesi po dregon sukses te jashtezakonshem. Populli i meriton te gjitha.

Shto koment

Denonco