DETAJE/ Kapen 200 kg drogë në Bllatë, si e kishin modifikuar kamionin…

DETAJE/ Kapen 200 kg drogë në Bllatë, si e kishin modifikuar kamionin…

14:41, 06/08/2020
A+ Aa A-

Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e dyshuar kanabis sativa është kapur në doganën e Bllatës.

Burime për syri,net shpjegosjne se janë reth 200 kg lëndë narkotike e cila është gjetur në një kamion me logot e një mobilierie.

Kamioni me targa AA 450 YE po shkonte në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur është bllokuar.

Mësohet se kamioni ishte i përshtatur dhe sasia e kanabisit ishte vendosur në një pjesë të ndarë në dyshemenë e kamionit.

Personi i ndaluar është Florian Alimani, shoferi i mjetit në të cilin u gjet droga.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco