FOTO/ Kajmaku shëtit në mes të Tiranës: e gjejnë gazetarët, por jo policia

FOTO/ Kajmaku shëtit në mes të Tiranës: e gjejnë gazetarët, por jo policia

12:44, 01/03/2020
A+ Aa A-

Exit News ka konfirmuar se ish-kryebashkiaku në arrati i Vorës, Agim Kajmaku lëviz lirshëm në Tiranë dhe në Vorë. Ai është parë disa herë duke pirë kafe në Hotel Autostation në Vorë.

Pasi morën sinjalizim nga dy persona, pa lidhje  me njëri-tjetrin, për praninë e Kajmakut në barin e mësipërm, Exit News e verifikoi në mënyrë të pavarur vërtetësinë e sinjalizimeve duke e parë Kajmakun të hyjë në këtë bar.

Kajmaku është parë gjithashtu një nga fundjavat e shkuara duke ecur në një rrugë kryesore në Tiranë, vetëm rreth 500 metra nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, i shoqëruar me një person tjetër.

Ai kishte veshur një kapele bejsbolli blu të errët dhe një xhaketë blu, me jakën e ngritur lart. Shoqëruesi i tij kishte veshur një xhup të kuq, me një bluzë të bardhë dhe pantallona të zeza. Fotografitë e mëposhtme me rezolucion të dobët janë bërë në këtë rast.

Pasi eci në një rrugë të populluar dhe të njohur, Kajmaku u fut në një bar-kafe. Exit News edhe në këtë rast verifikoi identitetin e tij.

Një dëshmitar ka raportuar për Exit News se për të ruajtur një profil të ulët dhe mos tërhequr vëmendjen, Kajmaku ka qarkulluar me një makinë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), ku punon një nga të afërmit e tij.

Kajmaku është në kërkim që prej muajit nëntor, për emërime të paligjshme, pasi u zbulua se kishte gënjyer në formularin e dekriminalizimit.

Ish-kryebashkiaku socialist nuk deklaroi dënimin e tij në Greqi kur kandidoi në zgjedhjet vendore të qershorit 2019.

Ai është akuzuar gjithashtu për fallsifikim të vulës, falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe vazhdim i detyrës pas dorëheqjes.

Policia dhe prokuroria shqiptare kanë deklaruar se nuk kanë mundur të gjejnë vend-ndodhjen e Kajmakut edhe pse Exit News arriti ta lokalizonte atë tre ditë rresht në qendër të qytetit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Askushi01/03/2020 13:57

Akoma nuk e kuptoni qe te gjithe te ikurit ne drejtim te paditur, qe jane ne "kerkim" nga POLICIJA, ne fakte ata mbohen nga policija, nga horri Rama

Shqiptari01/03/2020 13:22

HAHAHAHAAAA! Po pse ju vertet besoni se Agim Kajmakun po e kerkon policia????!!!!! Vetem budallenjte dhe rilindasit e besojne kete perralle qesharake! POSHTE RILINDJA! POSHTE FASHIZMI!

Shto koment

Denonco