Eksploziv, makinës së Drejtorit të Hekurudhave në Durrës Ani Dyrmishi

Eksploziv, makinës së Drejtorit të Hekurudhave në Durrës

09:24, 19/11/2018
A+ Aa A-

Një eksploziv i është vënë makinës së Drejtorit të Hekurudhës Shqiptare në Durrës, Ani Dyrmishi, por që për rastësi të çuditshme nuk ka shpërthyer.

Pranë makinës së Dyrmishit në lagjen nr.4 u gjend një shishe e mbushur me eksploziv dhe një telefon celular. Fqinjët e kanë konstuar objetkin e dyshimtë dhe kanë njoftuar policinë.

Pritet ardhja e Forcave Xheniere për largimin e eksplozivit dhe nisjen e hetimeve për autorët.

Ani Dyrmishi më herët ka mbajtur postin e kreut të ZRPP-së.

Nuk dihet nëse arsyet e këtij kërcënimi indirekt apo rastësie që shpërthimi nuk ka ndodhur kanë lidhje me detyrat e tij shtetërore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco