Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

‘Vrasësit’ e informatorit në Memaliaj mohojnë akuzat, vrasja me automatik, policia kërkon çifte

‘Vrasësit’ e informatorit në Memaliaj mohojnë akuzat, vrasja me automatik, policia kërkon çifte

15:00, 09/09/2018
A+ Aa A-

“Nuk kemi asnjë lidhje me ngjarjen”.

Ka qenë kjo deklarata e babë e bir, Hetem e Dino Muho, 59 dhe 20 vjeç të arrestuar për vrasjen e 43- vjeçarit nga fshati Rabije, Alket Muho. 

Ashtu siç deklaroi dy ditë më parë edhe vjehrri i viktimës, Riza Ardita, prova më e fortë që Policia kishte për të arrestuar babë e bir ishte prezenca e tyre në fshatin Rabije, ndonëse banonin në Çukë të Sarandës.

Por ata kanë deklaruar se nuk kanë lidhje me ngjarjen, ndërsa prania e tyre në fshatin Rabije ka qenë e rastësishme, pasi aty kanë vendlindjen si dhe nënën e gjyshen e familjes, raporton gazeta “Panorama”.

“Ndodheshim rastësisht në fshatin Rabije, ishim për vizitë në vendlindje. Erdhëm për të parë nënën time”, mësohet të ketë deklaruar në Polici 59- vjeçari Hetem Muho.

Hetimi

Policia e Gjirokastrës po punon për mbledhjen e provave në terren për të depozituar më pas dosjen në Prokurori. Uniformat blu po kërkojnë armët e krimit, njëra prej të cilave dyshohet të jetë një çifte. Kjo e vështirëson edhe më tej situatën e dy të akuzuarve pasi 59- vjeçari ka pasur një çifte me leje, për të cilën ka deklaruar në Polici vetëm një ditë më parë se i ka humbur.

Fshehja e këtij fakti ka shtuar dyshimet e Policisë për implikimin e tij në vrasje, ndërsa në vendngjarje është gjetur vetëm një gëzhojë arme automatike e kalibrit 7.62 mm nga 20 plumba me të cilat është qëlluar viktima. Gjithsesi, do të jenë rezultatet balistike të mëvonshme të cilat do të saktësojnë nëse çiftja e përdorur në krim është e njëjtë me atë të regjistruar në emrin e 59-vjeçarit Muho.

Prova e vetme e Policisë deri tani janë prezenca e babë e bir në fshatin ku ndodhi vrasja, por edhe deklarimet kontradiktore të autorëve të dyshuar në lidhje me vendndodhjen e tyre si dhe ato gjatë përgjimeve ambientale.

Arrestimi

Policia ndërhyri dhe arrestoi babë e bir, vetëm një ditë pas krimit të rëndë të ndodhur në fshatin e largët të Memaliaj. Dy të arrestuarit ishin të dyshuar jo vetëm për faktin se u gjendën në zonën afër fshatit, por edhe se ata kishin pasur konflikt të vazhdueshëm me viktimën për një çështje prone. Madje, siç mësohet, dy vite më parë, i dyshuari Muho e kishte hedhur në gjyq çështjen me kushëririn e tij të largët Alket Muho. Por për arsye ende të paqarta, vetë paditësi ishte tërhequr nga kjo çështje, e cila më pas ashtu siç e ka edhe procedura gjyqësore, është pushuar.

Sipas Policisë, nga tërësia e veprimeve dyshohet se dy autorët (kushërinj të largët me viktimën) e kanë vrarë shtetasin Alket Muho për shkak të konflikteve të përsëritura me motive pronësie, në Viktima Alket Muho fshatin e origjinës së autorëve. Policia ka rënë në gjurmët e të dyshuarve që në momentet e para pas krimit. Kjo pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se dy familjet ishin në konflikt me njëra-tjetrën prej 5 vitesh dhe madje kohët e fundit kishte pasur disa herë përleshje mes autorëve të dyshuar dhe viktimës. Ndaj të arrestuarve rëndojnë veprat penale “Vrasje me dashje kryer në bashkëpunim, “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve luftarake e municionit”, “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco