Si u ekzekutua në 2017, biznesmeni me nofkën “Tenxherja”, të cilit sot iu sekuestruan 1 milion euro

Si u ekzekutua në 2017, biznesmeni me nofkën “Tenxherja”, të cilit sot iu sekuestruan 1 milion euro

18:16, 22/08/2018
A+ Aa A-

Policia e Shtetit në një njoftim sot deklaronte se kishte për bërë sekuestrimin e disa llogarive bankarë

të Roland Shëmbitrasi, biznesmenit të ekzekutuar disa muaj më parë në Greqi, në lokalin ku ai punonte.

Në atë kohë mediat greke shkruanin se ekzekutimi ishte i tipit mafioz, dhe vrasësit kishin komunikuar me viktimën.

Në qarqet e drogës, apo “mafia shqiptare” në Athinë sikurse i quan shtypi grek, Roland Shëmbitrasi njihej me nofkën “tenxherja”. Ai është bashkëpronar edhe i tre lokaleve të tjera, dy prej të cilave janë luksoze dhe ndodhen në lagjen “Kalithea” të Athinës.

Në këto lokale nate shkojnë rregullisht këngëtarë të njohur grekë. Në vitin 2012, Shëmbitrasi ishte arrestuar nga policia pasi kishte punësuar një ekip prej 10 personash që shpërndanin kokainë me motora tek klientët VIP të 39-vjeçarit.

Sipas mediave greke që shkruan për këtë ngjarje bëhej me dije se dy autorët u shfaqën në lokal dhe shkuan direkt tek tavolina ku po qëndronte 39-vjeçari shqiptar me miqtë e tij. Njëri prej tyre ju drejtua Shëmbitrasit me ton të lartë: “Mua do ma hedhësh”?

39-vjeçari iu përgjigj ashpër: “Ik mos të të fus ndonjë”!

Në këtë moment, dy atentatorët nxorën armët dhe qëlluan me tre plumba Roland Shëmbitrasin duke e lënë të vdekur. Ndërsa mbetën të plagosur shqiptari tjetër Gjergji Kapaj që ishte në tavolinë dhe dy grekë, klientë të lokalit.

Policia greke dyshon se shqiptari është ekzekutuar pasi kishte marrë një sasi droge dhe nuk kishte paguar furnizuesit e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco