Banda e kasafortave, kush ishin ‘kokat e grupit’ dhe vjedhjet e bujshme për të cilat u akuzuan

Banda e kasafortave, kush ishin ‘kokat e grupit’ dhe vjedhjet e bujshme për të cilat u akuzuan

19:59, 21/06/2018
A+ Aa A-

Dje, operacioni “Forca e Ligjit” goditi një grup të strukturuar kriminal, anëtarët e të cilit ishin kthyer nw tmerr, pasi nën kërcënimin e armëve, vidhnin kasaforta në biznese të ndryshme në Tiranë dhe në disa qytete të tjera të vendit. Policia arrestoi 5 persona, si dhe sekuestroi automjete, armë zjarri, lëndë narkotike, veshje, portofola me stema Policie e pajisje të tjera të përdorura për realizimin e grabitjeve, 11 prej të cilave të dokumentuara. Pas një pune disamujore me metoda speciale të hetimit, Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në Policinë e Tiranës, në bashkëpunim me komisariatet dhe nën drejtimin e Prokurorisë, finalizoi operacionin policor të koduar “Kasaforta”. Gjatë këtij operacioni u arrestuan 5 persona, mes së cilëve edhe një ish-punonjës Policie, i cili kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga burgu, i dënuar për “shpërdorim detyre”.

Të arrestuarit janë,

Saimir Kuçi, 35 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje me armë;

Elton Lika, 35 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje me armë;

Valmend (Gjon) Pelivani, 27 vjeç, dënuar më parë për vjedhje;

Donald Ahmetaj, 28 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje;

ish-polici Engrid Hënaj, 31 vjeç, i dënuar më parë për shpërdorim detyre.

Drejtuesit e grupit

Dy prej të arrestuarve, Elton Lika dhe Saimir Kuçi, dyshohet të jenë drejtuesit e grupit kriminal që kryente grabitjen e bizneseve dhe banesën e një biznesmeni në zonën e Kamzës. Lika dhe Kuçi kanë qenë të dënuar edhe më parë për vjedhje me armë, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal prej 8 personash.

Ata u arrestuan për herë të parë më 13 dhjetor të vitit 2009, gjatë operacionit të koduar “Hijet e Natës”, për një seri vjedhjesh të bizneseve të mëdha dhe gjobëvëniesh.

Elton Lika dyshohet të ishte një nga autorët e vjedhjes së bujshme të biznesmenit të ndërtimeve I.Ç., të cilit i morën në banesë kasafortën me 340 mijë euro, 5 mijë paund dhe 13.4 milionë lekë të rinj.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, në të gdhirë të datës 28 prill 2009, në një apartament në katin e nëntë të një pallati të ri në rrugën “Hamid Shijaku”.

Gjithashtu, ky grup akuzohej edhe për vjedhjen në Ambasadën Daneze në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco