Armë, drogë, veshje dhe fenelina policie/ Ja dyshimet e uniformave blu...

Armë, drogë, veshje dhe fenelina policie/ Ja dyshimet e uniformave blu...

21:02, 28/05/2018
A+ Aa A-

Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me armët dhe kanabisin e sekuestruar në një banesë që do të sekuestrohej sot nga përmbarimi për llogari të një banke. Sipas policisë, apartamenti posedohej aktualisht nga shtetasi Xh.L., 56 vjec i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për ndalimin e tij”.

Njoftimi i Policisë

Sekuestrohen armë ne nje banese, shpallet në kërkim poseduesi i apartamentit

Sot rreth orës 14:30, në afërsi të Shkëmbit të Kavajës, te njoftuar nga Sherbimi Permbarimor dhe me pas gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në një apartament janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

• 1 snaiper;

• 1 automatik

• 1 pistoletë

• 4 sileciator

– krehera me fisheke

– nje sasi e vogel lëndë narkotike e dyshuar marijuane

• fenelina, mjete dhe veshje policie;

• kapuça.

Shërbimi i Përmbarimit ka shkuar në apartamentin e mësipërm për të bërë të mundur ekzekutimin e një vendimi për dorëzimin e apartamentit bankës.

Apartamenti posedohej aktualisht nga shtetasi Xh.L., i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për ndalimin e tij.

Policia po vijon me veprimet e mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco