Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

FOTO/ Mbi 400 kg drogë, ja kush është ish-zyrtari i arrestuar Benard Hamzai

FOTO/ Mbi 400 kg drogë, ja kush është ish-zyrtari i arrestuar

18:19, 20/04/2018
A+ Aa A-

Benard Hamzai, 40 vjeç nga Gjirokastra, është personi i arrestuar këtë të premte në vrazhdën e një aksioni ku u sekuestrua një sasi prej mbi 400 kg marijuhanë. Raportohet se ai ka punuar si doganier në pikën kufitare të Kakavijës. Në kërkim, është shpallur edhe një oficer policie, me shërbim në Tiranë, me iniciale S.O., i cili dyshohet i përfshirë në trafikun e drogës.

Ditën e enjte, në fshatin Thumanë të Krujës, nga kontrolli i ushtruar në dy automjete u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 421 kg e 450 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit marijuanë, njoftoi Drejtoria e Policisë së Durrësit, që zhvilloi aksionin.

“Nga ana jonë është njoftuar Drejtoria e Përgjithshme e Standarteve Profesionale në Policinë e Shtetit, e cila ka bërë  pezullimin e menjëhershëm nga detyra (të efektivit të policisë) dhe nisjen e ecurisë disiplinore për shkelje të rëndë”, informuan të njëjtat burme, duke shtuar se, po punohet për gjetjen e tij dhe vënien në dispozicion në kryerje të hetimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco