Debati/ Kapja e 613 kg kokainë, gazetarja-deputetit të PS: Mos më intimido, mos t’a kthejmë ...

Debati/ Kapja e 613 kg kokainë, gazetarja-deputetit të PS: Mos më intimido, mos t’a kthejmë ...

22:25, 01/03/2018
A+ Aa A-

Sekuestrimi i 613 kg kokainë dje në Durrës ka shkaktuar debatin e rradhës në studiot televizive mes gazetarëve dhe politikanëve.

Në studion e News 24, gazetarja Klodiana Lala ka debatuar me deputetin e PS-së Paulin Stërkaj. Ky i fundit ka mohuar kategorikisht lidhjet politike me trafikun e kokainës, për rastin në fjalë.  

Ai tha se i gjithë operacioni në fjalë u krye nga Policia e Shtetit, meritë që sipas tij i takon palës shqiptare. Kaq mjaftoi që të ndërhyte nga studio Lala, e cila tha se Stërkaj nuk kishte rol në Policinë e Shtetit, ndërsa e pyeti se ku i mori informacionet.

DEBATI

Stërkaj: S’ka lidhje politike. Mund të ketë garanci financiare, kamuflim dhe garanci. Se mendoj se ka pasur suport politik, se po të kishte pasur do kishte kaluar. Lëreni të hetojë prokuroria. Përgëzoj policinë. S’ka pasur informacion as nga një aleat i joni. Unë kam informacione se jam deputet.

Lala: Po ju nga e keni këtë informacion zoti Stërkaj, sepse nuk jeni më në Policinë e Shtetit?!

Stërkaj: Po ju bëni hetuesen. Po ju ça profesioni keni? Jeni gazetare. Ju kam parë dhe nëpër emisione, je e kthjellët dhe e saktë por…

Lala: Unë që jam gazetare se kam këtë informacion. Dhe rri tërë kohës në drejtorinë e Policisë dhe se kam këtë informacion. Mos më intimido zoti Stërkaj se sja del dot me mua…

Stërkaj: Unë ja dal saa..Më këdo më shkon

Lala: Mos ta kthejmë personale

Stërkaj: Jo spo e kthej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco