VIDEO/ Një televizion i Malit të Zi prezent gjatë atentatit me bombë në Shkodër…

VIDEO/ Një televizion i Malit të Zi prezent gjatë atentatit me bombë në Shkodër…

10:48, 14/01/2018
A+ Aa A-

Një ekipi i televizioni RTCG i Malit të Zi, ka qenë i pranishëm në momentin kur ka ndodhur shpërthimi në Shkodër, vend ku ishin edhe zyrat e një shoqate shqiptare-malazeze. Sipas këtij televizioni një “sulm me bombë në Shkodër ka shkaktuar plagosjen e 8 personave, prej të cilëve tre ndodhen në gjendje shumë të rëndë…”.

Lajmi jepet nga rrjeti televiziv malazez RTCG.  Eksplozivi - thuhet në njoftim - i vendosur mbi një motor ka shpërthyer pranë zyrës së minoritetit serbo-malazez që ndodhet në qendër të qytetit. Sipas policisë shqiptare, ky sulm drejtohej kundër një biznesmeni vendor Lulzim Kulla, i cili ishte shënjestra e atentatit.\

Një ekip i rrjetit RTCG që ndodhej aty për të trajtuar marrëdhëniet tregtare mes Shqipërisë e Malit të Zi, ishte ndodhur rastësisht në vendin e ngjarjes gjatë shpërthimit. Një nga bashkëpunëtoret e televizionit u plagos lehtësisht, e cila pasi ka marrë ndihmën mjekësore është kthyer në shtëpinë e saj.

“Shpërthimi ka ndodhur kur ne po intervistonin tregtarët në rrugë. Pastaj situata u bë kaotike. Kishte shumë vetë të plagosur. Ne nuk dinim për ku të vraponim. Ishte e çuditshme që nuk pati shumë të dëmtuar.

Më vonë morëm vesh se shënjestra ishte një biznesmen vendor” ka raportuar një korrespondente e RTCG. Më tej policia ka filluar të kontrollojë makinat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco