Votat e diasporës i shtojnë edhe tre mandate Lëvizjes Vetëvendosje

Votat e diasporës i shtojnë edhe tre mandate Lëvizjes Vetëvendosje

08:49, 14/06/2026

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 51 ulëse në Kuvendin e Kosovës pas përpunimit të rreth 20 për qind të votave të ardhura me postë nga diaspora. Në këtë fazë të numërimit, partia ka fituar mbi 69 për qind të votave.

Kjo është ulësja e tretë shtesë që Vetëvendosje ka fituar falë votave nga diaspora.

Fillimisht, nga votat e numëruara brenda Kosovës, partia kishte siguruar 48 mandate parlamentare.

Dy mandatet e para shtesë i janë marrë Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilat aktualisht kanë 23, përkatësisht 19 ulëse.

Ndërkohë, me rritjen e fundit të Vetëvendosjes, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka humbur një mandat, duke zbritur në 7 ulëse nga 8 që kishte sipas projeksioneve të mëhershme.

Nëse trendi aktual i votave nga diaspora vazhdon edhe në pjesën e mbetur të numërimit, llogaritjet tregojnë se Vetëvendosje mund të fitojë të paktën edhe një mandat shtesë në Kuvend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco