Gjendet tjetër arsenal armësh në veri - Sveçla: Beteja kundër çdo celule terroriste nuk ndalet

Gjendet tjetër arsenal armësh në veri - Sveçla: Beteja kundër çdo celule terroriste nuk ndalet

19:27, 18/04/2026

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme janë gjetur armë, pajisje ushtarake dhe granata dore në veri të Kosovës

Përmes një postimi në Facebook, ai njoftoi se ato janë zbuluar në dy lokacione të ndryshme në Zubin Potok, transmeton Klankosova.tv.

“Beteja kundër çdo celule terroriste nuk ndalet. Si dje, edhe sot. Sërish, në dy lokacione në komunën e Zubin Potokut u gjet armatim, granata dore dhe pajisje të tjera ushtarake. Nga kushtetutshmëria cep më cep, te kontrolli pëllëmbë për pëllëmbë. Nuk do të ndalemi deri në çrrënjosjen totale të secilit element kriminal”, ka shkruar Xhelal Sveçla.

Më 16 prill policia kreu dhe një tjetër bastisje në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, ku sekuestroi armatime të llojeve të ndryshme dhe municione.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco