48 vjeçari humb jetën në vendin e punës në qytetin e Shtimes

48 vjeçari humb jetën në vendin e punës në qytetin e Shtimes

22:46, 15/04/2026

Një 48 vjeçar ka humbur jetën në vendin e tij të punës në qytetin e Shtimes.

Kështu ka bërë të ditur për RTK, Kanun Veseli, zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Ferizaj.

"Ju njoftojmë se me datën 15.04.2026, rreth orës 20:45, kemi pranuar një informatë se në një kompani, në zonën industriale në Shtime, një person (punëtor) rreth 48 vjeç, është lënduar gjatë punës. Ai është dërguar menjëherë në Emergjencën e Ferizajt, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e tij, tha ai.

Sipas tij, njësitet relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, përfshirë patrullat policore dhe hetuesit e stacionit. 

"Gjithashtu janë njoftuar edhe hetuesit dhe krimteknikët nga Sektori Rajonal i Hetimeve, prokurori i shtetit, si dhe Inspektorati i Punës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për ndërmarrjen e veprimeve të mëtejme hetimore", tha ai./ RTK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco