Aksion në Ferizaj, katër të arrestuar për drogë

Aksion në Ferizaj, katër të arrestuar për drogë

10:25, 14/04/2026

Katër persona janë arrestuar në Ferizaj nën dyshimin për posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Sipas njoftimit, arrestimi u bë gjatë një aksioni nga Departamenti i Hetimeve, në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Gjatë aksionit janë kontrolluar katër shtëpi banimi me objektet përcjellëse, ku janë gjetur dhe sekuestruar 34 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë, me peshë totale prej 17.910 gramësh.

Po ashtu, si prova materiale janë sekuestruar edhe dy vetura, nëntë telefona mobilë, dy pajisje iPad dhe dy DVR.

Me vendim të prokurorit, katër të dyshuarit meshkuj kosovarë janë dërguar në mbajtje

Njoftimi i plotë i policisë:

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE, SUBSTANCAVE PSIKOTROPE DHE ANALOGE

Ferizaj 13.04.2026-19:50. Raportohet se Departamenti i Hetimeve, pas një pune hetimore në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ka realizuar një plan taktik në Ferizaj ku ka arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë. Janë kontrolluar katër shtëpi banimi me objektet përcjellëse të tyre dhe në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar: 34 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë me peshë prej 17.910 gramë, dy vetura, nëntë telefona, dy Ipad dhe dy DVR. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco