Ndalohen dy punonjës të Postës së Serbisë, kapen duke shpërndarë dërgesa në veri të Kosovës

Ndalohen dy punonjës të Postës së Serbisë, kapen duke shpërndarë dërgesa në veri të Kosovës

09:11, 08/04/2026

Dy persona janë ndaluar në Mitrovicën e Veriut nën dyshimin se si punonjës të Postës së Serbisë shpërndanë dërgesa postare paligjshëm.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se dy të dyshuarit janë kapur  duke shpërndarë dokumente të ndryshme në shërbim të postës së Serbisë.

Policia bën të ditur se gjatë kontrollit në banesat e tyre si prova materiale janë sekuestruar: dokumente të ndryshme që shërbejnë si dëshmi që të njëjtit ushtrojnë veprimtarinë si postier të postës së Serbisë në Republikën e Kosovës.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.

Njoftimi i plotë i policisë:

KEQPËRDORIMI AUTORIZIMEVE EKONOMIKE

Mitrovicë Veri 07.04.2026 – 10:00. Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit janë hasur duke shpërndarë dokumente të ndryshme në shërbim të postës së Serbisë. Gjatë kontrollit në banesat e tyre si prova materiale janë sekuestruar: dokumente të ndryshme që shërbejnë si dëshmi që të njëjtit ushtrojnë veprimtarinë si postier të postës së Serbisë në Republikën e Kosovës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco