Historia e një fëmije të kequshqyer dhe keqtrajtuar ka tronditur komunitetin në Kosovë.
Fëmija 5-vjeçar nga Lipjani është shtruar në gjëndje të rëndë, por me parametra vitalë stabël në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës (QKUK).
Sipas njoftimit të Klinikës së Pediatrisë, fëmija është pranuar fillimisht në Emergjencën Qendrore me plagë të rënda në të dy shputat e këmbëve, të shoqëruara me ndryshime gangrenoze. Në momentin e pranimit, ai ishte në gjendje të rënduar, me dyshime për kequshqyerje dhe vështirësi në komunikim.
Këmbët e vogëlushit 5-vjeçar janë pa asnjë gisht. Ata dyshohet se u prenë nga e ëma e tij që thuhet të ketë probleme mendore, informon media kosovare.
Fëmija rrezikon amputimin e dy shputave të këmbëve, si pasojë e plagëve të marra, shkruan Klan Kosova.
Dyshimet e para vijnë per shkak te neglizhences se familjes.
Gruaja e axhës së fëmijës ka qenë e parë që ka gjendjen e fëmijës dhe ka telefonuar motrën e burrit kërkoi nga ajo që të merrte djalin 5 vjeç dhe ta dërgonte në emergjencë.
Ndonëse këmbët thotë se nuk ia kishte vërejtur në fillim, ngase djali qe i ulur në tokë dhe duke u mbajtur me duar.
"Pashë që gishtat nuk i kishte dhe gjysmën e këmbëve i kishte të kalbura' thotë ajo.
Meqenëse dyshimet e saj veç po shtoheshin, ajo telefonoi motrën e burrit dhe kërkoi nga ajo që të merrte djalin 5 vjeç dhe ta dërgonte në emergjencë.
Në një intervistë për median kosovare ajo thotë se u trondit kur i thanë që gishtat e këmbëve fëmija nuk i kishte. Ndonëse mjekët sipas saj, i thanë që kjo gjendje e shputave nuk qe e asaj dite por që moti.
Përveç shputave të lënduara, ajo thotë se nipi i saj kishte shenja edhe në kokë dhe vesh.
Prindërit e fëmijës janë arrestuar ndërsa 6 fëmijë të tjerë të kësaj familjeje janë vendosur në strehim dhe në mbrojtje në një vend të sigurt”, thuhet në njoftimin e autoriteteve.

© SYRI.net