Aksident tragjik në Pejë, vdes i riu

Aksident tragjik në Pejë, vdes i riu

15:58, 11/03/2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në 11 mars në fshatin Qyshk, në Pejë, këtë të mërkurë. 31-vjeçari, Ylli Çeku, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti, i cili, sipas raportimeve, kishte ndodhur disa muaj më parë.

Lajmi ka sjellë pikëllim të madh tek familjarët, miqtë dhe fqinjët e të riut, të cilët e kujtojnë Çekun si një person të dashur dhe të përkushtuar.

Trupi i pajetë i viktimës do të varroset nesër, më 12 mars, në varrezat e fshatit Qyshk. Komuniteti i fshatit pritet të bashkohet për t’i dhënë lamtumirën e fundit, duke shprehur dhimbjen dhe solidaritetin me familjen e prekur.

Ngjarja ka ngjallur reagime edhe në rrjetet sociale, ku qytetarët kanë ndarë mesazhe ngushëllimi për të ndjerin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco