Seanca për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës ka filluar me një mungesë të madhe deputetësh. Vetëm 64 deputetë ishin të pranishëm në sallë, ndërsa mungojnë 56 të tjerë.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, u bëri thirrje vazhdimisht deputetëve të opozitës të marrin pjesë në sallë për seancën për zgjedhjen e presidentit të ri.
Ajo tha se deputetët e kanë “detyrim” të jenë të pranishëm sipas Kushtetutës së vendit dhe se ata nuk kanë marrë leje për të munguar.
Sot është afati i fundit kur Kosova duhet t’i nisë procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri. Deri më tani LVV ka propozuar Glauk Konjufca dhe deputeten Fatmire Mullhaxha-Kollçaku.
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka quajtur “monopartiake” seancën e thirrur për të votuar kandidatët për postin e presidentit, duke thënë se kandidatët e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje - Glauk Konjufca dhe Fatmire Mullhaxha-Kollçaku - tregojnë se nuk ka gatishmëri për bashkëpunim.
© SYRI.net